Itali

Mancini kujton “makthin” me emrin Maqedoni: Futbolli i pamëshirshëm, humbje e papritur

Për të dytin edicion me radhë, Italia do të mungojë në eventin më të rëndësishëm të futbollit, Kupën e Botës. Kampionët në fuqi të Europës nuk siguruan një biletë për në Katar teksa u mposhtën në Play-Off nga Maqedonia e Veriut, një ndeshje të cilën e luanin në shtëpinë e tyre.

Një rezultat surprizues për të besuarit e trajnerit Roberto Mancini, me trajnerin që së fundmi është rikthyer të flasë për atë ndeshje që u shndërrua në një “makth” për italianët. Mancini thekson se futbolli di të tregohet i pamëshirshëm ndërsa shton se disfata ndaj Maqedonisë ishte befasuese.

“Ajo humbje erdhi shumë papapritur, na befasoi, por nuk është hera e parë që futbolli tregohet i pamëshirshëm. Gjithsesi, duhet pranuar disfata dhe tashmë kemi si detyrë të ringrihemi. Sigurisht, ka pasur një keqardhje të madhe për eliminimin pasi bëmë një rrugëtim fantastik në vitet e fundit. Jo vetëm për Europianin, por edhe për një seri ndeshjesh pa humbje. T’i mohojmë tifozëve Botërorin dhe të mos e shijojë atë me djemtë të krijon një ndjesi bezdisëse”, u shpreh Mancini.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency