Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mancini me koronavirus, Smalling me probleme fizike, Fonseca “në hall” para Milanit

Kryesfida e javës në kampionatin italian do të jetë përballja mes Romës e Milanit, planifikuar për të hënën në mbrëmje, ndërsa trajneri i verdhekuqve, Paulo Fonseca po përballet me probleme në përgatitjen e kësaj ndeshjeje.

Kjo pasi mbrojtësi Gianluca Mancini ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe u është bashkuar të infektuarve të tjerë si Diawara e Calafiori, pasi asnjë prej tyre nuk do të jetë në dispozicion të teknikut portugez për sfidën e të hënës.

Përveç Mancinit, në mbrojtje nuk do të jetë as anglezi Chris Smalling, që vijon të ketë probleme muskulore dhe nuk ka kryer ende asnjë seancë të plotë stërvitore me grupin, ndaj në prapavijë tekniku Fonseca do të ketë në dispozicion vetëm Kumbullën dhe Ibanez.

Pikërisht për këtë arsye ai do të duhet të ndryshojë skemën dhe të luajë me 4 në prapavijë, ose të rikthejë në formacion njërin mes Fazios e Juan Jesus, futbollistë që nuk i ka në planet e tij, por që nevoja mund ta detyrojë t’i aktivizojë nga minuta e parë.

Gjasat më të mëdha janë që t’i besohet një vend në formacion argjentinasit Fazio, për vetë faktin se bëhet fjalë për një mbrojtës shtatlartë dhe dominues në luftën në ajër dhe kështu do të mund të përballet mjaft mirë me një sulmuesi si Ibrahimovic.

Roma vjen në këtë takim pas dy fitoresh, një barazimi dhe një humbjeje në tavolinë, ndërsa Milani njeh vetëm suksese, pasi ka fituar në të katër përballjet e zhvilluara dhe kryeson kampionatin me 12 pikë të plota.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...