Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mancini me një opsion më shumë për Play-Off, Italia afron një tjetër brazilian

Italia nuk ia doli të siguronte kualifikimin e drejtpërdrejtë në Katar 2022, teksa u rendit e dyta në grupin e saj duke u dorëzuar përballë Zvicrës. Tashmë, të besuarit e trajnerit Roberto Mancini duhet të kalojnë nga Play-Off dhe të shpresojnë të shkojnë në Katar nga dera e pasme.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Në muajin mars, axurrët do të përballen në shtëpi me Maqedoninë e Veriut dhe më pas nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë do të sfidojnë fituesen e çiftit Portugali-Turqi. Ndërkohë, në pritje të këtyre ndeshjeve emocionuese, të kaltrit kanë përforcuar organikën e tyre me një sulmues. Fjala është për Joao Pedro të Cagliarit, i cili së fundmi ka marrë miratimin nga FIFA për t’iu bashkuar Italisë.

29-vjeçari është nga Brazili, e madje ka qenë pjesë e Selecao-s U17, ndaj është dashur edhe “OK” nga FIFA. Kështu, me letrat në rregull, Italia gjen një tjetër lojtar që mund t’i dhurojë gola, teksa axurrët vazhdojnë të bëhen çdo ditë edhe më shumë brazilianë pasi në organikën e tyre janë Emerson Palmieri, Jorginho dhe Toloi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...