Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mancini merr ndihmës “nxënësin” e tij, kompletohet stafi i Arabisë

Përforcim në stafin teknik të Roberto Mancinit. Trajneri italian mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite në fundin e muajit gusht.

58-vjeçari firmosi deri në verën e vitit 2027, kontratë nga e cila do të përfitojë në total rreth 90 mln euro.

Stafit të Mancinit i është bashkuar Yaya Toure, ish-mesfushori i njohur nga Bregu i Fildishtë. I cili do të jetë ndihmësi i italianit.

Të dy kanë punuar së bashku te Manchester City, ndërkohë që tani do të tentojnë të çojnë sa më lart Arabinë Saudite.

Toure mbante postin e zv trajnerit te Standardi i Liezhit. Vetë klubi belg ka njoftuar kalimin e afrikanit në kombëtaren saudite.

Falënderojmë Yaya Toure për kontributin e tij në muajt e fundit dhe i urojmë më të mirën në vijim të karrierës profesionale”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Legjionarët

Eurogol i Kleis Bozhanajt në Serie B. Mesfushori me tipare ofensive, erdhi nga pankina dhe i dhuroi Modenas fitoren 2-1 në derbin emilian përballë...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...