Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Mancini nuk e nënvlerëson Maqedoninë: Kanë fituar me Gjermaninë, ndeshja nis 0-0

Italia para provës së gjysmëfinale të Play-Off për Botërorin e Katar 2022. Katër herë kampionët e Botës përballen të enjten mbrëma me Maqedoninë e Veriut në një ndeshje ku nisen favoritë për triumfin final, ndërsa në konferencën për shtyp trajneri Roberto Mancini kërkon t’i mbajë të tijtë të përqëndruar duke iu sjellë në memorie se kombëtarja ballkanase ka ditur të fitojë me Gjermaninë.

“Para kësaj ndeshje me Maqedoninë e Veriut nuk kemi pasur shumë kohë, ndaj kam zgjedhur t’i besojë grupit që kisha në Europian. Në organikën aktuale janë shtatë futbollistë të cilët edhe në vitin 2017 përjetuan një eksperiencë të ngjashme në lidhje me kualifikimin në Botëror dhe nuk e di nëse kjo pjesë është avantazhuese apo jo. Por, e rëndësishme është të jemi të përqëndruar, ne dimë të luajmë mirë futboll dhe këtë duhet ta kemi gjithnjë në mendje.

Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin sepse të gjitha ndeshjet nisin me rezultatin 0-0. Duhet të tregohemi të qetë dhe të zhvillojmë lojën tonë, Maqedonia e Veriut di të mbrohet mirë dhe mos harrojmë se kanë fituar ndaj Gjermanisë në transfertë. Kanë kualitet edhe në aspektin teknik. Sa i përket formacionit kemi bërë disa prova, megjithatë mund të ndryshojmë edhe gjatë ndeshjes, ata nuk do të na falin hapësira.

Fakti që luajmë në shtëpi me publikun tonë padyshim që është një aspekt pozitiv. A do të godasë Jorginho penallti pas asaj që humbi me Zvicrën? Nuk është një problem, Jorginho ka shënuar në shtatë penalltitë e tjera pas asaj të humbur dhe ka rigjetur saktësinë. Goditja e penalltisë nuk mund të jetë një problem”, u shpreh Mancini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...