Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Mancini, para sfidës me Gjermaninë: Janë ekip i madh, do të luajnë më të freskëtit

Italia zbret në fushë këtë të martë për ndeshjen e katërt në Grupin 3 të Nations League, me objektivin për të ruajtur vendin e parë. Të kaltrit do të përballen me Gjermaninë në Monchengladbach 10 ditë pas përplasjes së parë mes tyre në Bologna, takim që u mbyll pa fitues (1-1). Trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini, paralajmëroi aktivizimin e lojtarëve më të freskët fizikisht.

“Jemi në ndeshjen e fundit dhe nuk do të jetë e lehtë, mendoj se do të luajnë lojtarë të freskët. Më të rinjtë kanë pasur mundësinë të stërviten me lojtarë me përvojë dhe kjo është e rëndësishme, sepse mund të përmirësohesh për sa i përket personalitetit”.

Cikël i i ri: “Të rinj interesantë gjejmë kudo. Në Serinë B ka djem që janë larguar nga skuadrat e Serisë A në formë huazimi, sepse nuk konsiderohen ende gati, por është çështje zgjedhjesh. Në histori ka shumë shembuj të lojtarëve që kaluan direkt në ekipin e parë dhe shumë shpejt në ekipin kombëtar”.

Gjendja e Scamaccas: “Të shohim si është, kur doli nga ndeshja e fundit, ishte i shkatërruar. Debutime? Scalvini është shumë i mirë, teknik dhe i përgatitur fizikisht. Mund të luajë në dy role. Ai ka nevojë për përvojë, por mund të bëhet një futbollist i madh. Luiz Felipe gjithashtu mund të bëhet i rëndësishëm, shpresoj të jem në gjendje të aktivizoj edhe Caprarin, i cili u lëndua për pesëmbëdhjetë ditë”.

Vështirësi në gjetjen e golit: “Scamacca duhet të mësojë të lëvizë, ai ka fizikun për ta udhëhequr ekipin. Duhet të jetë vendimtar në zonë duke kuptuar se ku do të shkojë topi. Duhet të kesh intuitë në zonën e penalltisë”.

Lorenzio Insigne: “Të shohim, nuk e di. Do të varet nga ajo që do të ndodhë në kampionatin amerikan. Po flasim për një lojtar të madh që ka dhënë shumë për kombëtaren”.

Gjermania: “Është një ekip që luan edhe më mirë se në të kaluarën dhe ka shumë talente. Do të përballemi me një nga skuadrat më të mira”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...