Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mancini: Pres golat e Sulmuesve, ndaj Bosnjës nuk ndryshojmë

Italia triumfoi me rezultatin e thellë 0-3 në Athinë përballë Greqisë, ndërsa nesër në mbrëmje do të përballet me Bosnjën, në ndeshjen e radhës eliminatore të Euro 2020-ës.

Trajneri Roberto Mancini, nga konferenca për shtyp para ndeshjes, deklaroi se do të ndryshojë shumë pak nga formacioni i Athinës, ndërsa foli edhe për mungesën e golave të sulmuesve.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, por tani na duhen golat e sulmuesve. Megjithatë nuk jam i shqetësuar, pasi herët a vonë, do fillojnë të shënojnë edhe ata. Me rëndësi është që të vazhdojmë të luajmë mirë”, deklaroi Mancini.

Antonio Conte u rikthye të trajnojë në Itali, duke pranuar stolin e Interit, ndërsa shumë shpejt pritet edhe rikthimi i Sarrit, këtë herë në pankinën e Juventusit, gjë që Mancini e vlerëson si tejet pozitive për futbollin në vend.

“Për atë që mësojnë në Koverciano, trajnerët italianë janë nga më të mirët taktikisht, ndaj rikthimi i tyre në vend, është gjithmonë një vlerë e shtuar për futbollin tonë dhe për përfaqësuesen”, tha Roberto Mancini.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...