Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Mancini s’e kapërdin lehtë golin e Gjermanisë: Mëkat, u treguam pula!

Ndonëse barazimi 1-1 me Gjermaninë është në përgjithësi për t’u përshëndetur, duke pasur parasysh momentin kritik që po kalon e kombëtarja italiane, trajneri Roberto Mancini nuk e fsheh keqardhjen për një rezultat që mund të ishte ndryshe:

“U treguam pula kur pësuam golin e barazimit kur sapo kishim kaluar në epërsi. Është mëkat, sepse ishim treguar të aftë dhe kishim vuajtur, duke luajtur në të njëjtin nivel me një kombëtare të madhe.”

Debutuesit duhet të rriten shpejt

“Nëse janë të mirë i lë të luajnë, por sigurisht që nuk është një mesazh për klubet e Serisë A. Ne duam që djemtë tanë rriten shpejt, sepse rruga është ende shumë e gjatë”.

Mancini nuk harron “Heronjtë e Wembley-t”

“Me Argjentinën kanë luajtur djem që kanë dhënë aq shumë dhe që meritojnë respekt, nuk mund të fitosh një kampionat europian nëse nuk i ke cilësitë… Ishte loja e tyre. Tani u takon këtyre djemve të rinj, që e nisën me shumë entuziazëm dhe dëshirë”.

Batuta për Donarumman

Në përfundim të ndeshjes në “Dall’Ara përfundoime Donnarumma kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Asgjë serioze, thjesht një problem në një gisht të dorës. Mancini nuk është i shqetësuar për praninë e “gardianit” në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve: “I kanë mbetur edhe nëntë gishta…”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...