Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mancini shton edhe një futbollist 19-vjeçar në grumbullimin e Italisë

Spikati sezonin e kaluar me Brescian në Serinë B, duke ndihmuar skuadrën për t’u ngjitur në elitën e futbollit në Itali, ndërsa edhe në këto javë të para të Serisë A, Sandro Tonali po tregon se e ka merituar gjithë vëmendjen e grumbulluar rreth tij.

Mesfushori 19-vjeçar luajti mbrëmë me Italinë U21, ndërsa sot udhëtoi për t’iu bashkuar kombëtares së madhe në Romë, në prag të ndeshjeve eliminatore ndaj Greqisë dhe Lihtenshtejnit, ku pret edhe të bëjë debutimin zyrtar.

Tonali është grumbulluar nga Robeto Mancini, për t’u ndjekur nga afër, por pse jo edhe për t’u aktivizuar, duke pasur parasysh që mungon mesfushori i Interit Stefano Sensi dhe që kundërshtari i dytë nuk është një emër që të tremb.

Mesfushori i Brescias është grumbulluar edhe dy herë të tjera më herët nga Mancini, por nuk ka pasur mundësinë të luajë për asnjë minutë me Italinë, shans që mund ta ketë këtë herë, veçanërisht në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Sandro Tonali ka treguar se është një mesfushor që vrapon shumë në fushë dhe rikuperon shumë topa, pa e humbur për asnjë moment aftësinë dhe kthjelltësinë për të organizuar mirë lojën e të tijve.

Mosha e tij vetëm 19-vjeçare, ka bërë që në derën e presidentit të Brescias, Bruno Celino të trokasin klube të shumta italiane si Interi, Juventusi, Milani e Napoli, por edhe europiane, me PSG-në, Bayernin e Mynihut dhe Manchester Cityn në krye të listës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...