Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini: Të gjithë jemi kuriozë për Tonalin, ja kush luan nesër

Pasi mbylli eksperiencën në Ligën e Kombeve, Italia ka udhëtuar drejt Belgjikës, ku nesër në mbrëmje do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një sfidë miqësore.

Trajneri Roberto Mancini doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku deklaroi se ky test do të jetë mjaft i rëndësishëm për të parë disa prej lojtarëve të rinj, përfshirë këtu edhe talentin e Brescias, Sandro Tonali.

“të gjithë jemi kuriozë të shohim Tonalin, madje edhe unë vetë. Nesër do të ketë minuta edhe për të. Do të luajë Sirigu në portë, ndërsa në sulm kemi planifikuar të aktivizojmë Lasagnën. Kemi shumë të rinj që dua t’i shoh, por edhe t’i bëj pjesë të formacionit”, deklaroi Mancini.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me mungesën e golit dhe a mund të cilësohet ky një shqetësim për trajnerin, Mancini theksoi se gjithçka ka ndodhur deri tani, lidhet me fatin dhe jo me lojën e skuadrës.

“Është e vërtetë që nuk kemi shënuar shumë dhe goli është thelbësor në këtë sport. Megjithatë mua më gëzon fakti që në 3 takimet e fundit, kemi pasur të paktën 20 mundësi të mira shënimi, shenjë kjo që skuadra xhiron mirë dhe krijon. Goli mendoj se është çështje fati dhe do të vijë shumë shpejt”, tha Mancio.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...