Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mancini zbulon takimin e fundit me Viallin: Folëm për gjithçka, ishte shumë i kthjellët!

Dita e premte ishte një ditë e trishtë për futbollin italian dhe atë botëror. Legjenda e Juventus, Gianluca Vialli ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në një spital të Londrës pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Të shumta ishin mesazhet në drejtim të ish-sulmuesit teksa në skenë u rikthyhen edhe njëherë momentet e tij më të veçanta përgjatë një karriere të lavdishme që Vialli ndërtoi.

Ndërkohë, Roberto Mancini, trajneri aktual i Italisë dhe që me Viallin kishte një raport vëllazëror tregoi së fundmi edhe takimin e fundit me atë që e konsideron si vëllanë e tij. Mancini tha se me Viallin u takua më datë 29 dhjetor në spitalin e Londrës ndërsa shtoi se pavarësisht mungesës së energjive, Vialli ishte shumë i kthjellët pasi e pyeti gjatë për kombëtaren e Italisë.

“Pas humbjes së Sinisa Mihajlovic, humba një tjetër person të afërt. Humba një vëlla sepse me Viallin jemi takuar në moshën 16-vjeçare dhe prej atij momenti nuk jemi ndarë më kurrë. E takova për herë të fundit më datë 29 dhjetor, i mungonin forcat por ishte shumë i kthjellët. Folëm për gjithçka, madje më pyeti edhe për seleksionimin e fundit në kombëtare. Më “mbyti” me pyetje, kërkonte të ishte në dijeni për të gjitha ato që ndodhën në grumbullimin e dhjetorit”, u shpreh Mancini.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...