Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mandzukic drejt Katarit, i thotë po Al-Gharafas

Edhe pse ka qenë një nga lojtarët që aktivizohej më shumë nga Massimiliano Allegri për shkak edhe të përshtatshmërisë së tij në shumë role të sulmit, me largimin e teknikut livornez dhe ardhjen e Sarrit, Mario Mandzukic ka humbur shumë shkallë në hierarkinë e sulmit të skuadrës bardhezi duke zbritur në rreshtin e fundit. Për këtë arsye bomberi kroat ka vendosur të largohet nga Torino që në shtator pasi nuk dëshiron të ngrohë stolin. Mesa duket Mandzukic i ka thënë po ofertës që i ka mbrritur nga Katari teksa ka pranuar të transferohet te skuadra e Al-Gharafa. Në Katar 33-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Juventusit për kartonin e lojtarit Al-Gharafa do të derdhë 10 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...