Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mandzukic, lideri i heshtur i Juventusit fitues!

Me kronometrin që shënonte minutën e 66-të, një ish-zikaltër si Cancelo jep krosimin perfekt nga krahu i majtë dhe Mario Mandzukic çon topin në rrjetë pas një goditjeje perfekte me kokë. Ndeshja u mbyll 1-0 dhe Juventus mori fitoren e 17-të sezonale. Nuk është lajm, që kroati është në formën e tij më të mirë pas shumë kohësh, duke shënuar për të katërtën herë në 5 takimet e fundit. Gjithçka filloi në transfertën kundër Milanit 11 nëntorin e shkuar, pas një ndalese të gjatë, për shkak të një dëmtimi në kavilje. Më pas, erdhën golat kundër Spal, Valencias në Champions, dhe së fundmi ndaj zikaltërve. Pavarsisht 32 viteve mbi shpatulla, Mandzukic nuk di të ndalet, duke treguar një karakter të shkëlqyer, përveç se lojës së mirë. Kjo gjë bën të buzqëqeshë edhe tranjerin e bardhezinjve, Massimilliano Allegri, i cili deklaroi pas ndeshjes se kroati është një futbollist me mentalitet fitues, duke shtuar se ai ishte pika kyçe në sulmin e Bayernit të tripletës pak vite më parë.

Kontributi i 32 vjeçarit i bën mirë edhe Cristiano Ronaldos. Energjia e Manduzkic, aftësia e tij për të luajtur nga krahët, dëshira që shfaq për të dhënë maksimumin qoftë në sulm apo dhe në mbrojtje, i jep mjaft siguri asit portugez, por dhe gjithë skuadrës. Goli i shënuar në portën e Handanovic, ishte i 29-ti në Serinë A dhe në 27 raste golat e shënuar prej tij kanë korresponduar dhe me fitoret e Juventus në kampionat. Mandzukic është padyshim një armë më shumë e “Zonjës së Vjetër”, i cili mund të rezultojë vendimtar edhe në takimet e ardhshme, pasi sezoni është ende i gjatë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...