Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mandzukiç “luftë” Juves, refuzon Katarin për kampionatin anglez

Juventus po shtyn të bindë Mario Mandzukiç të pranojë transferimin në Katar, pasi kështu do të largonte nga skuadra një futbollist që nuk bën pjesë në planet e trajnerit dhe njëkohësisht do të arkëtonte një shifër prej rreth 10 milionë eurosh.

Megjithatë kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e merkatos në Katar, sulmuesi kroat vazhdon të bëjë rezistencë dhe të refuzojë kalimin atje, ndonëse Sarri e lë jashtë skuadrës prej dy javësh dhe duket se do ta bëjë deri më 30 shtator.

Sipas mediave italiane, Mandzukiç është gati t’i “shpallë luftë” Juves dhe të kërkojë të largohet si lojtar i lirë në muajin janar, për t’u transferuar në Premier League ,atje ku Manchester United është gati t’i ofrojë një kontratë dy vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Gjithsesi vlen të theksohet se “djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të paguajnë për kartonin e kroatit, më shumë se ndonjë shifër simbolike prej 2-3 mln eurosh dhe do të shfrytëzojnë situatën e krijuar, për të finalizuar me sukses operacionin.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...