Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mandzukiç merr një vendim të rëndësishëm…

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja kroate. Lajmin e ka dhënë vetë Mandzukiç, që nëpërmjet një letre të gjatë në Instagram, ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi.

32-vjeçari luan që prej 2007-ës me Kroacinë dhe në 89 takime, ka shënuar 33 gola, ndërsa vendimi për t’u larguar vjen pasi u shpall nënkampion bote në “Rusi 2018”.

Letra e plotë e Mandzukiç:
Të dashur tifozë. Unë jam mësuar të flas në fushë, ndaj formulimi i këtyre fjalëve është shumë i vështirë për mua. Më i vështirë sesa të ndal një kundërshtar, apo të luaj për 120 minuta. Më e vështirë sepse e di sesa lumturi më sjellin ët gjitha takimet, ndeshjet dhe fitoret. Më e vështirë sepse e di sesa emocionuese është të dëgjosh himnin tonë para çdo ndeshjeje. Më e vështirë sepse e di sa çfarë nderi është të veshësh fanellën e vendit tënd dhe ta përfaqësosh atë. Më e vështirë, sepse e di që ky është me të vërtetë fundi.

Megjithatë, e di se është koha e duhur për këto fjalë. Teksa argjendi më mbush me energji të re, ishte më e lehtë për mua të merrja këtë vendim të pamundur. Kemi jetuar ëndrrat tona, kemi ndier dashurinë e pabesueshme të tifozëve dhe kemi prekur një sukses historik. Ky muaj, si dhe mbërritja në Zagreb, Slavonski Brod dhe në të gjithë Kroacinë, do të mbetet kujtesa më e rëndësishme e karrierës sime. Ishte udhëtimi më i mirë me ekipin dhe kthimi më i mirë në shtëpi. Jam shumë i lumtur, krenar për argjendin, për të cilin kemi vuajtur për vite, me shumë përpjekje, lodhje, zhgënjim dhe momente të rënda.

Nuk është momenti ideal për t’u tërhequr. Nëse do të mundesha, besoj e do të luaja për Kroacinë deri sa të isha gjallë, sepse nuk ka nder më të madh. Por mendoj se momenti im për t’u tërhequr është tani. Kam dhënë më të mirën time, për të dhënë kontributin në suksesin më të madh të futbollit kroat.

14 vjet më parë, për herë të parë, si djalë i ri , isha veshur me një uniformë të shenjtë. Që atëherë unë kam takuar, luajtur dhe punuar me shumë shokë, trajnerë dhe njerëz të tjerë. Ne të gjithë kemi të njëjtin qëllim: të japim gjithçka për suksesin e Kroacisë. Falënderoj të gjithë, sepse të gjithë kanë lënë një shenjë në karrierën time. Përgjatë rrugës me mua, ata gjithmonë kanë qenë të gjithë miqtë më të mirë dhe i falënderoj për mbështetjen e tyre të madhe.

Në fund një falënderim për tifozët…
Asnjë prej nesh nuk është i përsosur. Kam bgabuar gola, kam humbur topin apo nuk kam kuptuar…
Por gjithnjë kam dhënë gjithçka dhe kam lënë zemrën time në fushë. Faleminderit që tregoni mirënjohje dhe jeni afër meje dhe ekipit.
Prej sot, unë do të jem me ju, – midis tifozëve më të rëndësishëm kroatë

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...