Bundesliga

Mane blerja më e mirë? Schalke 04 ironizon Bayernin: Jo, është ish-sulmuesi ynë

Bayern Munchen siguroi shërbimet e Sadio Mane nga Liverpooli për shumën e 32 milionë eurove. Sulmuesi senegalez ka firmosur deri në vitin 2025 me kampionët e Gjermanisë.

Një goditje e madhe në merkato, teksa të shumtë janë ata që mendojnë se 30-vjeçari është afrimi më i rëndësishëm në kampionatin gjerman të futbollit.

Në rrjetet sociale, Schalke 04, ka reaguar në lidhje me një sondazh të nisur nga DW Sports, që pyet tifozët gjermanë nëse janë dakord apo jo që Mane është goditja numër një.

“Blutë Mbretërorë” mendojnë ndryshe, duke bërë të ditur që afrimi më i rëndësishëm në Bundesliga është ai i Raul Gonzalo Blancos, i cili u transferua te Schalke në vitin 2010.

Ish-sulmuesi i famshëm i Real Madrid, luajti për dy sezone me Schalken, duke shënuar 40 gola në 98 ndeshje. “Diskutimi merr fund”, shkruan klubi që u rikthye në elitën e futbollit gjerman.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency