Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Manita” e Atalantës, Milani kapitullon në Bergamo, e mbyll me turp 2019-ën!

Milani kapitullon në Bergamo. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga Atalanta në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Gasperinit dhe në të cilën Milani i Piolit nuk bëri asnjë goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Gollinit. 2019-ta e Milanit u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme ndërkohë që Atalanta në krahun tjetër konfirmoi se kalimi në raundin e 16-të më të mirave të Europës nuk ishte një rastësi duke marrë një fitore të madhe ndaj kuqezinjëve që do të mbahet mend gjatë. Serinë e golave e hapi kapiteni Gomez në pjesën e parë ndërkohë në fraksionin e dytë, realizuan edhe Pasali, Ilicic dy herë, goli i dytë i sllovenit ishte një kryevepër dhe vulosi “manitan” e bergamaskëve Muriel vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë. Paraqitje fantastike edhe e Berat Gjimshitit, titullar në mbrojtjen e Atalantës. Me këtë fitore Atalanta e ngushtoi sërish në -4 diferencën me Romën e vendit ndërsa shkoi në +10 pikë nga Milani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...