Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

“Manita” e Barçës, 500 fitore për Messin, blaugranat në çerekfinale!

Barcelona siguron biletën për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit me goleadë. Në Camp Nou skuadra e Quique Setien, eliminoi Leganes pasi triumfoi me shifrat 5-0. Një fitore shumë e thjeshtë për Barçën që zbriti në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke e vlerësuar maksimalisht edhe këtë kompeticion. Griezmann hapi serinë e golave pas vetëm 4 minutash lojë ndërkohë që në të 27-ën, Lenglet dyfishoi rezultatin me asist të Lionel Messit. Në pjesën e dytë ishte vetë ylli argjentinas që realizoi dy herë ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe mesfushori brazilian Arthur, për fitoren finale 5-0 të Barçës më e thella me Quique Setien në stol. Për Lionel Messin kjo ishte fitorja e 500-të në karrierë me fanellën e Barcelonës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...