Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Manolas mungon tri javë, Napoli në emergjencë në mbrojtje

Napoli në emergjencë të plotë në përballjen e kthimit me Atalantën në Kupës e Italisë, të mërkurën në mbrëmje. Kostas Manolas nuk do të jetë në dispozicion të Gattusos, pasi ka dëmtuar kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Genoas. Qendërmbrojtësi grek do të mungojë më gjatë sesa pritej, sikurse u njoftua nga klubi pas testeve të kryera në klinikën “Pineta Grande”.

“Kostas Manolas iu nënshtrua testeve instrumentale që treguan një përdredhje të shkallës së dytë të kyçit të këmbës së tij të djathtë, duke dëmtuar ligamentin.

Prandaj, Manolas nuk do të kthehet në fushë para mesit të marsit dhe, përveç ndeshjes së kupës së Italisë kundër Atalantës, do të humbasë edhe përballjen e madhe kundër Juventusit dhe sfidën e dyfishtë me Granadan në Europa League.

Mungesa e Manolas vjen në një moment kur Gattuso ka humbur edhe Kalidou Koulibaly, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus disa ditë më parë. Ai mund të qëndrojë jashtë ndoshta edhe për dy javë të tjera.

Shpresa e Napolit në këtë pikë është të rikthejë dyshen e qendrës së mbrojtjes për ndeshjen kundër Milanit më 14 mars ose ta paktën në transfertën me Romën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...