Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Manu Ginobili thotë mjaft, tërhiqet në moshën 41-vjeçare

Manu Ginobili i jep fund karrierës si basketbollist. Argjentinasi ka njoftuar tërheqjen nga sporti i koshit në moshën 41-vjeçare, pavarësisht se kishte edhe një vit kontratë me San Antonio Spurs. Kaloi plot 16 sezone në NBA, të gjitha me San Antonion, skuadër me të cilën fitoi 4 tituj kampion në vitet 2003, 2005, 2007 dhe 2014.

Ginobili ka shkruar historinë me skuadrën teksane me plot 1057 ndeshje të zhvilluara dhe plot 14043 pikë të shënuara. Ishte vërter flamuri i Suprs.

“Sot mes shumë emocionesh dhe ndjenjash po njoftoj tërheqjen time nga Basketbolli. Falenderime të pafundme për të gjithë, familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës, trajnerë dhe tifozë, të gjithë ata që janë përfshirë në karrierën time 23-vjeçare. Ishte një udhëtim përrallor,” ishte mesazhi i Ginobilit në Twitter.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...