Serie A

“Mapei Stadium” kuqezi të dielën, drejtuesit e Milanit shtyjnë festën e titullit

Milani është një pikë larg titullit kampion. Kuqezinjtë do të sfidojnë Sassuolon të dielën në transfertë (18:00), përballje ku mjafton edhe barazimi për të siguruar titullin e 19-të në histori.

Trofeu mungon në Milanello prej vitit 2011, teksa tifozët janë gati për të festuar. GDS shkruan se në stadiumin “Mapei”, që ka një kapacitet prej 21.525 vendesh, 18 mijë do të jenë tifozë të “Djallit”.

Praktikisht sikur të luhet në shtëpi, stadiumi do të jetë i mbushur me ultrasit e kuqezinjve, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos festojnë të dielën në rast suksesi.

Corriere dello Sport raporton se festa e madhe do të zhvillohet ditën e hënë dhe jo pas ndeshjes ndaj Sassuolos. Gjithsesi, në fillim duhet siguruar rezultati pozitiv në fushën e blertë.

Djemtë e Stefano Piolit që janë më të karikuar se kurrë për finalen e fundit të një kampionati të jashtëzakonshëm. Mjafton edhe një sforco në Reggio Emilia për të festuar pastaj gjatë titullin kampion.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency