Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Maqedonia e Veriut, Shpëtim Duro dhe katër shqiptarë mes më të mirëve

Futbolli në Maqedoninë e Veriut ka marrë pushimet, me skuadrat që do të rikthehen në fushë në në datën 18 shkurt të 2024 për duelet e javës së 19-të.

Kampionati vazhdon të dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kampione kryeson me 39 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 dhe Shkëndija e Tetovës me 35.

Katër futbollistë shqiptarë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Klinsman Cake dhe Endrit Krasniqi nga Shkëndija. Artan Iljazi, portieri shqiptar i Shkupit. Dhe Medzit Neziri i Strugës. Ndërkohë që trajneri më i mirë është Shpëtim Duro.

Lexoni edhe:

Tekniku 63-vjeçar udhëhoqi Strugën drejt titullit të parë në histori, teksa dërgoi ekipin shqiptar deri në fazën “play-off” të Conference League.

Dhe është në rrugën e duhur për t’u shpallur sërish kampion në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se Struga e tij do të luftojë fort deri në fund me Shkupin dhe Shkëndijën.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...