Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Maqedonia “humbet” Hasanin ndaj Shqipërisë

Maqedonia nuk do të ketë në dispozicion një nga sulmuesit më të mirë të momentit në sfidën e 5 Shtatorit kundër Shqipërisë. Bëhet fjalë për bomberin e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, i cili vuan nga një dëmtim që në sfidat e Europa League kundër Milanit. Lajmi bëhet i ditur nëërmjet një kounikate të publikuar nga klubi tetovar që thekson se sulmuesi nuk ishte i pranishëm as në ndeshjen e kampionatit kundër Akademia Pandevit dhe nuk ka mundur të rikuperohet as për sfidat eliminatore. Shkënijd thekson se Hasani do të punojë i vecuar për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e blertë. Gjatë eliminatoreve Rusi 2018, Hasani është aktivizuar në 4 ndeshje, ndërsa në duelin hapës me Shqipërinë në “Loro Boriçi” ai ka dalë nga fusha e lojës në minutën e 75 kur shifrat ishin fiksuar në barazim 1-1. Mungesa e Hasanit është një minus i madh për Maqedoninë pasi ai është një nga lojtarët e momentit në Maqedoni pasi e mbylli sezonin me 12 gola të shënuar në kampionat.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....