Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Maradona largohet nga Dorados, shkak problemet shëndetësore

Diego Armando Maradona ka vendosur të largohet nga drejtimi i skuadrës meksikane Sinaloa Dorados, pasi ka probleme shëndetësore dhe duhet t’u nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjikale, në gju dhe në shpinë.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i Maradonës, Matias Morla, i cili në një deklaratë në rrjetet sociale tha se legjenda argjentinase ishte këshilluar nga mjekët, që t’i përkushtohej më shumë shëndetit në këto momente.

“Deigo ka vendosur të mos jetë më trajner i parë i Dorados. Mjekët i kanë këshilluar të kujdeset më shumë për shëndetin dhe tani po vlerësohen dy ndërhyrje kirurgjikale, në shpinë dhe në gju. I jemi mirënjohës familjes Dorados dhe do të vazhdojmë ëndrrën tonë së bashku, në një moment të dytë”, shkroi menaxheri i Maradonës në Twitter.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...