Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Maradona nuk ndryshon, feston si i çmendur në dhomat e zhveshjes

Diego Armando Maradona vazhdon të surprizojë. El Pibe de Oro ka arritur të kalojë në gjysmëfinalet e play off-t të kategorisë së dytë meksikane, me skuadrën e tij Dorados de Sinaloa. Maradona nuk gjendej në stol për të drejtuar ekipin, për shkak të kritikave të fundit ndaj gjyqtarëve dhe për këtë arsye e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, duke komunikuar me anë të radios. Pas fitores, “El Pibe de Oro” ka festuar siç di vetëm ai me lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Para dy muajsh, kur erdhi në Meksikë për të drejtuar Dorados, edhe tifozi më optimist i skuadrës nuk mund ta imagjinonte se skuadra do të luftonte për t’u ngjitur një kategori më lart. Kjo edhe prej faktit se ekipi gjendej në vendet e fundit të renditjes. Por Maradona arriti të çonte të tijtë në vendin e shtatë të renditjes dhe në çerekfinale mundën Mineros, të cilët sezonin e mbyllën në vendin e dytë. Tashmë ëndrra për t’u ngjitur në kategorinë më të lartë në Meksikë vijon ende dhe meritën kryesore e ka pikërisht “Don Diego”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...