Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Maradonën e kanë vrarë, tetë mjekë përfundojnë nën akuzë dhe rrezikojnë burgun

Më datë 25 nëntor të vitit 2020, bota e futbollit humbi një legjendë si Diego Armando Maradona. Argjentinasi u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak ndërkohë që më parë problemet shëndetësore të Maradonës ishin të njohura. Ish-futbollisti, në momentin kur ndërroi jetë ishte në shtëpinë e tij pas një operacioni të ndërlikuar në kokë.

Pikërisht për arsyen që e dërguan në shtëpi dhe nuk e kuruan më gjatë në spital, mjekët që u kujdesën për Maradonën përfunduan nën shënjestër teksa tashmë gjykata e San Isidros, komunë e Buenos Aires ka vendosur të akuzojë tetë mjekë për vrasje. I pari në listë është neokirurgu, Leopoldo Luque, psikiatria Agustina, psikologu Carlos Dias, doktori që u kujdes për Maradonën në kushtet e shtëpisë Nancy Forlini, koordinatori i inferimierëve, Marriano Perroni, infermieri Ricardo Almiron, infermieria Dahiana dhe Pedro di Spagna.

Sipas gjykatës, emrat e sipërpërmendur nuk kanë marrë masat e duhura parandaluese për përkeqësimin e shëndetit të Maradonës duke “kontribuar” në këtë formë në vdekjen e tij. Të tetë personat nuk janë të ndaluar për momentin, por rrezikojnë nga tetë deri në 25 vite burg teksa për momentin ende nuk është përcaktuar data e gjyqit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...