Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mesazhi i Marash Kumbullës për finalen e Tiranës: “Air Albania” do të jetë si “Olimpico”

Kualifikimi i Romës në finale të Conference League ka lumturuar edhe tifozët shqiptarë, që në shumicë presim triumfin e skuadrës verdhekuqe dhe sigurisht të mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbulla. 22-vjeçari, një ditë pasi Roma e tij preu biletën e finales, ka reaguar me një mesazh në dy gjuhë (shqip dhe italisht) në rrjetet sociale, duke qenë i sigurt për mbështetjen që shqiptarët t’i japin Romës në “Air Albania”.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë së Romës. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma 🇦🇱😍

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...