Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Marash Kumbulla e detyron Mourinhon të thotë fjalë të mira për të

Roma u kthye tek suksesi në Serinë A pikërisht në javën e 22-të, duke mposhtur 1-0 Cagliarin në “Olimpico”, sfidë në të cilën u aktivizua titullar në mbrojtjen verdhekuqe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla. Në përfundim të takimin, Jose Mourinho i thuri elozhe lojtarit kuqezi, të cilin e konsideroi më të mirin në prapavijë.

“Për mua, ai ishte më i miri, bëri një lojë fantastike dhe kjo më gëzon, sepse kishte një periudhë të vështirë. Isha treguar shumë i ashpër me të. Ai ka qenë gjithmonë shumë i përulur dhe tani është rritur shumë. Kumbulla dhe Mancini kanë bërë mirë, por duhet të theksoj se edhe mesfushorët qendrorë kanë bërë mirë në fazën mbrojtëse, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Juventusin.”

Një ndryshim i madh qëndrimi nga “Special One” për 21-vjeçarin shqiptar, i kryqëzuar, si shumë lojtarë të tjerë të Romës, nga trajneri portugez, sidomos pas humbjes së turpshme 6-1 në fushën e Bodo/Glimt, në Conference League. Kumbulla duket se po i a fiton besimin Mourinhos me punë e disiplinë, aq sa e ka detyruar të thotë fjalë vlerësuese për të.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...