Shtohet konkurrenca për Marash Kumbullën te Roma. Klubi verdhekuq është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me qendërmbrojtësin e Leeds United, Diego Llorente. Spanjolli ka zbarkuar në aeroportin e Fiumicinos, në kryeqytetin italian, dhe në orët më vazhdim do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.
29-vjeçari vjen në formë huazimi te Roma të paktën deri në përfundim të këtij sezoni. Klubi italian do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, sigurisht nëse plotësohen disa kushte. Pra, futbollisti duhet të bindë stafin teknik që të mund të blihet nga drejtuesit e Romës.
Diego Llorente gjatë këtij sezoni ka regjistruar tetë paraqitje në Premier League. Dhjetorin e kaluar rinovoi kontratën, por palët kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
