Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Maratonomaku” i Milanit, mesfushori në rrugën e idhullit të tij/ Statistika për t’u duartrokitur

Kur u transferua nga Empoli te Milan në vitin 2020, Sandro Tonalin e krahasuan me Andrea Pirlon. Megjithatë, mesfushori me shumë përulësi sqaroi se ai nuk ishte Pirlo i ri, përkundrazi objektivi i tij ishte t’i ngjante idhullit të fëmijërisë, Gennaro Gatusso. Dhe, kur kanë kaluar dy vite nga ajo ditë, duket se Tonali kishte të drejtë. Ai vërtet është më pranë Gattusos se Andrea Pirlos dhe këtë e konfirmojnë statistikat dhe muskujt e futbollistit në fushë. Sipas të dhënave të fundit të Ligës në Itali, 22-vjeçari është lojtari që përshkron më shumë kilometra në fushë për Milanin.

Mesatarja e Tonalit gjatë një 90-minutëshi është 10.971 metra duke lënë pas Bennacer dhe Calabria. Pra, “motori” i vërtetë i këtij Milani është Sandro Tonali i cili lë pas edhe një si Theo Hernandez që në korsinë e majtë e ka të gjithën për vete si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Por, nuk janë vetëm kilometrat ato që “kurorëzojnë” Tonalin si liderin e kuqezinjve. Tonali deri më tani ka dhuruar një asist si dhe ka krijuar 13 mundësi shënimi për shokët e skuadrës.

Ndërkaq, mesfushori është superior ndaj kolegëve të ekipit edhe në aspektin e pasimeve teksa garanton të paktën 29 pasime të sakta për ndeshje, po ashtu është më mirë se shokët e skuadrës edhe kur vjen puna te krosimet apo tek duelet e fituara me kundërshtarët.

Tonali rikuperon pesë topa për ndeshje ndërsa te Milan janë të qetësuar pasi lojtari që pësoi një ngarkesë muskulore, është gati dhe pritet të zbresë normalisht në fushë për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj ish-skuadrës së tij, Empolit. Për kuqezinjtë tashmë nis një “tur force”, teksa pas Empolit i pret Chelsea në Champions League, më pas Juventusi dhe sërish sfida me “Blutë e Londrës”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...