Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marc Marquez: Kujdes, në Valencia titulli nuk është i sigurt!

21 pikë avantazh ndaj Andrea Doviziosos, kur ka mbetur vetëm Cmimi i Madh i fundit i vitit në Moto GP. Mirëpo Marc Marquez e ka të qartë se në pistën e Valencias mund të ndodhë gjithcka.

“Do të ketë shumë presion dhe kjo është e natyrshme, sepse garohet për dicka të madhe. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë dhe ne nuk do të shkojmë në Valencia shumë të sigurt për titullin. Do të jetë e nevojshme që të kemi të njëjtin mentalitet dhe metodën e punës, që na kanë sjellë deri këtu ku jemi sot. Do të japim 100% për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Piloti i Repsol Hondas, është i bindur se pista e Valencias e favorizon, pasi i përshtatet më shumë.

Të jem i sinqertë, kemi qenë në presion përgjatë gjithë pjesës së dytë të sezonit. Fakti që kemi mundur të reagojmë si duhet në disa momente të vështira, sic ndodhi edhe në Malajzi, më jep ndjesi shumë pozitive para garës së Valencias. Kjo pistë u përshtatet karakteristikave të mia. Do të jetë e rëndësishme që ta nisim fort, që në sesionin e parë të provave të lira.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...