Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marc Marquez në superformë, “pole” në Phillip Island

Marc Marquez në formë të shkëlqyer në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Australisë. Piloti kryesor i Hondas siguroi “pole position” në garën e Phillip Island, pasi regjistroi kohën më të shpejtë 1:28.386, duke lënë pas për 333 të mijtat rivalin e tij të Yamahas Maverick Vinales. Në vijën e parë me kohën e tretë më të mirë do të niset një tjetër pilot i Yamahas, ajo Tech3 e pilotuar nga Johann Zarco. Në vijën e dytë, do të jetë Andrea Iannone me Suzukin e tij, më pas Jack Miller e Pol Espargarò. Vetëm vendi i shtatë për Valentino Rossin, që, gjithsesi, pati përmirësim të ndjeshëm krahasuar me rezultatin e arritur në provat e lira. “Doktori” ndiqet nga Aleix Espargarò dhe Bradley Smith. Koha e 10-të më e mirë për Cal Crutchlow, më pas vijnë Andrea Dovizioso me Ducatin e tij dhe Dani Pedrosa me Hondan. Kur kanë mbetur edhe tre cmime të mëdha deri në fund të botërorit të Moto GP, Marc Marquez ka një tjetër mundësi për t’i dhënë goditjen përfundimtare garës për titull, teksa në renditjen e përgjithshme është i shkëputur me 11 pikë më shumë se Dovizioso dhe 41 nga Vinales.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...