Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Marc Marquez operohet të martën, mjeku shpjegon kur kthehet

Marc Marquez do t’i nënshtrohet operacionit pas aksidentit të rëndë që pësoi në garën e parë sezonale në Jerez. Piloti spanjoll ka pësuar frakturë në shpatull, por doktori që e ka marrë përsipër për ta operuar mendon se kampioni i Hondas mund të kthehet në pistë për Çmimin e Madh të Republikë Çeke.

“Objektivi i tij është të kthehet në Brno. Ky është një dëmtim i rëndësishëm dhe sigurisht që përjashtohet mundësia për të qenë në pistë në garën e ardhshme. Nëse nuk është prekur nervi, mund ta rregullojmë vendin ku është dëmtuar dhe Marquez mund të kthehet më shpejt,” – sqaroi doktori që do të kryejë ndërhyrjen këtë të martë.

Nëse nervi është dëmtuar, atëherë, sipas mjekut të njohur Mir, “mund të nevojiten tri- katër javë”. Skenari i dytë do të ishte goditje e rëndë për spanjollin, që do ta niste sezonin me një handikap të madh, duke ditur që edhe numri i garave është reduktuar për shkak të COVID-19.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...