Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Marcelo negocion prishjen e kontratës me Realin, gati largimi drejt MLS-së

Aventura e mbrojtësit brazilian Marcelo te Reali i Madridit mund të përfundojë verën e ardhshme pas 15 sezonesh me fanellën e klubit “merengues”, gjatë të cilave ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm në Spanjë e Europë.

Mbrojtësi që në majin e vitit të ardhshëm do të mbushë 33-vjeç, nuk është më një titullar fiks i formacionit të Zinedine Zidane, me këtë të fundit që preferon më shumë anësorin tjetër Ferland Mendy në atë pozicion.

Kjo shpjegohet edhe me shifrat e sezonit të kaluar, ku Marcelo luajti vetëm 24 ndeshje në të gjithë kompeticionet, edhe ato kryesisht kur francezi Mendy ishte i dëmtuar apo lihej pushim për t’u çlodhur.

Mbrojtësi brazilian dëshiron të luajë më shumë dhe për këtë arsye po negocion me drejtuesit e Realit të Madridit prishjen e parakohshme të kontratës që skadon në verën e 2022-shit, pasi kërkon të transferohet në një tjetër klub.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Perez është shprehur i gatshëm ta lërë të lirë Marcelon në fund të sezonit, por me kushtin që ai të mos shkojë në asnjë prej klubeve elitare europiane.

Në këtë situatë, mbrojtësi brazilian ka hyrë në negociata me amerikanët e Inter Miamit dhe është gati të transferohet në MLS për të luajtur rregullisht në një skuadër ku përveç të tjerash i garantohet edhe një pagë e majme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...