Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Marchetti pranon, i dyti pas Strakoshës

Marcheti i gatshëm të bëjë zëvendësuesin e Thomas Strakoshës te Lazio. Një lajm në dukje i thjeshtë ai që përcillet nga mediat italiane, por në brendësi të tij ka shumë më tepër, ndërthur në fakt historinë e dy portierëve të Kombëtares Shqiptare dhe rrugën e tyre drejt suksesit. Nuk ka nevojë ta cosh kujtesën shumë larg, një vit më parë pothuajse në këtë kohë, Etrit Berisha largohej në huazim te Atalanta. Te Lazio kishte bërë paraqitje të shkëlqyera sa herë i ishte dhënë mundësia por nuk i kishin mjaftuar për të zënë vendin e Marchetit, pavarësisht se paraqitjet e titullarit italian nuk ishin aspak bindëse. Motivet nuk ishin thjesht sportive, nën zë thuhej se te Lazio nuk mund të linin jashtë portierin që ishte grumbulluar nga Kombëtarja Italiane edhe për arsye marketingu, shpresonin ndoshta edhe shuma të frikshme deri në 30 milionë euro nga shitja eventuale e tij.

Ndoshta edhe për këtë arsye Etrit Berisha vendosi të provonte një periudhë huazimi te Atalanta, një vit më parë pothuajse në këtë kohë, Thomas Strakosha avanconte pa bërë zë duke marrë statusin e portierit të dytë te Lazio, edhe pse sërish nën hijen e Marchetit një hap i rëndësishëm për Strakoshën atë kohë 21 vjecar që ishte gati të provonte shanset e tij pavarësisht vështirësive. Dhe në fakt shanset nuk i munguan, debutonte në Serinë A bnë një ndeshje me Milanin shtatorin e kaluar, provë bindëse, e një portieri të aftë për mbiemrin që mban, dhe që atëherë duke përfituar edhe nga dëmtimet e Marchetit, me kokën ulur, pa bujë Strakosha dalëngadalë ndryshoi hierarkinë e portës, 21 ndeshje në serinë A sezonin e kaluar, tanimë ka statusin e portierit të parë te Lazio ku i gëzohen një gardiani me të ardhmen përpara, Marcheti dikur një bllokadë e pathyeshme, tani i duhet të pranojë rolin e zëvendësuesit. Një histori se si puna, sakrifica shpërblejnë, edhe kur shumë gjëra janë kundër, dhe jo vetëm për Strakoshën, te Atalanta Etrit Berisha i bindi të gjithë me paraqitjet e tij, gjerësishrt bashkë me Strakoshën i vlerësuar si një ndër portierët më të mirë të Serisë A sezonin e kaluar, një ndër protagonistët e suksesit të Atalantës në sezonin e saj të rekordeve me klubin bergamask vendosi të blejë përfundisht kartonin e tij. Dy portierë të Kombërtares, titullarë këtë vit në Serie A, kampionatin që nuk ka vuajtur pothuajse kurrë për portierë e mbrojtës, kjo është dicka vërtet e vecantë, natyriosht falë punës së Strakoshës e Berishës.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...