Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Marchione: Ferrari, në të njëjtin nivel me Mercedesin

Presidenti i Ferrarit Sergio Marchionne kërkon të rikthejë entuziazmin në shtëpinë e “Kokëkuqes” pas dështimit në Cmimin e Madh të Japonisë. Sipas tij, Mercedesi nuk ka asgjë më shumë se Ferrari, kështu që skuadra italiane nuk duhet të ndihet e humbur në këtë sezon.

“Nuk dua të bëj arrogantin, por bësoj se jemi në të njëjtin nivel, për të mos thënë më lart, me Mercedesin. Nuk dua të flas për fatin e keq, e rëndësishme është që të mos e humbasim besimin në katër garat e mbetura të vitit. Të mos harrojmë se vitin e kaluar askush nuk do të guxonte të vinte bast se Ferrari do të ishte këtu ku është sot. Sezoni nuk ka përfunduar, kemi ende kohë për të rikuperuar. Mendoj se në katër cmimet e mëdha të mbetura, do ta ngushtojnë shumë diferencën me Mercedesin.

Në lidhje me problemin që shkaktoi në Japoni një kandeletë, që kushton vetëm 59 euro, Marchione u shpreh se bëhet fjalë për një cmenduri teknike, por që i kushtoi shtrenjtë Ferrarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...