Dy garat e fundit të Formula 1, nuk kanë rezultuar aspak positive për Ferrarin me Vettel e Raikonnen duhet ti fshinë sa më shpejtë nga memoria. Tashmë shanset për të fituar titullin kampion si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë janë pakësuar ndjeshëm për kokëkuqen sepse diferenca në klasifikim me Mercedes dhe Hamilton është thelluar shumë.
Paraqitja e Vettel në Sepang, me 4-herë kampionin e Botës që edhe pse e nisi garën nga vendi I fundit, arriti të pozicionohej I 4-ti ka entuziasmuar, presidentin e Ferrarit, Sergio Marchionne, i cili është i bindur për potencialin e makinës.
“ Pavarsisht problemeve në garën e fundit treguam se kemi një makinë të mirë dhe një skuadër të re dhe jam i sigurtë se e ardhmja është në anën tonë”, deklaroi Sergio Marchionne i sigurt se Ferrari do të rikthehet te suksesi, duke filluar që nga gara e ardhshme.
