Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marchisio tregohet i ashpër me ish-ekipin: Ku përfundoi ADN e Juventusit, janë kthyer në vitin 2011

Juventusi i këtij sezoni është duke hasur shumë vështirësi në kampionat duke qenë se ka marrë disa rezultate zhgënjyese radhazi dhe në këtë formë ka mbetur larg ekipeve të kreut, ndërsa ka krijuar idenë se mund të rivalizojë vetëm për një vend në Champions League dhe jo për titullin. Formën e dobët e ka theksuar edhe një ish si Claudio Marchisio. Ish-mesfushori ka theksuar se bardhezinjtë duken si ekipi i sezonit 2010-2011 kur e mbyllën kampionatin në vendin e shtatë, ndërsa Marchisio ngre pyetjen se ku ka përfunduar ADN e Juventusit.

“Nuk shikoj asnjë ngjashmëri të kësaj skuadre me atë të sezonit 2015-2016, kur ia dolën të riktheheshin në garën për titull e më pas ta fitonin. Ku ka shkuar ADN e Juventusit? Më duket sikur është viti i Delnerit. Kjo skuadër më ngjason me atë të vitit 2010-2011, kur e mbyllëm kampionatin në vendin e shtatë.

Kur futesh në një spirale negative atëherë nuk është e lehtë të dalësh prej andej. Grupi i futbollistëve te Juventus nuk është i keq, por iu mungon identiteti. Është e vështirë të kuptosh idenë e lojës dhe duket siku rata kanë nevojë për një tronditje të madhe në mënyrë që të reagojnë”, tha Marchisio.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...