Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Marcus Rashford zbarkon në Francë, zëvendëson yllin e PSG

Duket se tashmë largimi i Kylian Mbappe nga PSG është bërë një fakt i kryer ndaj klubi po konsideron Marcus Rashford si një alternativë të mundshme  për të zëvendësuar sulmuesin.

Ylli i Anglisë, Rashford e përfundon kontratën e tij pas 18 muajsh dhe aktualisht po mendon të gjitha lëvizjet e mundshme për të ardhmen e tij në mënyrë që edhe klubi të mos dal duarbosh nga ky largim. Deri më tani ai nuk ka arritur të marrë ende asnjë vendim përfundimtar mbi ecurinë e tij por është fokusuar që të jetë në top formë që të jap maksimumin në fushën e blertë.

Mediat angleze raportojnë se PSG ka shfaqur interes të nënshkruaj me 24 vjeçarin që verën e kaluar por United nuk ka rënë dakord që Rashford të largohet nga ekipi.

Ndërkaq klubi i Manchester United është në diskutime për të emëruar një trajner të ri përpara sezonit të ardhshëm, gjë e cila duket se do të ndikojë edhe në të ardhmën e anglezit. Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, i cili është ndër kandidatët kryesorë për të zëvëndësuar Ralf Rangnick, është gjithashtu edhe një tifoz i madh i Rashford, ndaj e ardhmja e sulmuesit mbetet ende e pasigurt.

24 vjeçari anglez është aktivizuar 18 ndeshje gjatë sezonit aktual dhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës katër herë, ndërkohë që sezonin e kaluar Rashford e mbylli me 11 plot gola të shënuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...