Serie A

Maresca fal mesfushorin e Udineses, Conte rrezikon disa javë pezullim

Antonio Conte u largua nga pankina pak minuta para vërshëllimës finale të ndeshjes Udinese-Inter, pasi u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Maresca, për shkak të protestave në lidhje me minutat shtesë të akorduara.

Në përfundim të ndeshjes ishte vetë Conte që zbuloi edhe dialogun me arbitrin, të cilit i kishte kërkuar të akordonte më shumë se 4 minuta shtesë, duke qenë se loja ishte ndërprerë shpesh në pjesën e dytë.

“Debatuam për minutat shtesë dhe ai më ndëshkoi. Unë mendoj se në pjesën e dytë mund të akordoheshin më shumë se 4 minuta shtesë, duke qenë se u luajt shumë pak, pasi kundërshtarët u shtrinë disa herë për të kërkuar ndihmën mjekësore, megjithatë vendimet i merr arbitri dhe ne duhet t’i respektojmë”, tha Conte pas ndeshjes.

Megjithatë në fushë u dëgjua trajneri zikaltër që i hakërrehej arbitrit, duke i sjellë në vëmendje edhe penalizimin që ky i fundit i bëri Interit në ndeshjen ndaj Parmës, kur ishte në VAR dhe nuk ndërhyri për një penallti pas ndërhyrjes së Balogh ndaj Perisic.

“Je gjithmonë ti Marseca. Je gjithmonë ti. Edhe në VAR je gjithmonë ti. Bravo Maresca”, dëgjohet t’i thotë Conte arbitrit gjatë ndëshkimit me karton të kuq, ndërsa edhe menaxheri i zikaltërve Oriali pa të njëjtën ngjyrë kartoni për shkak të protestave.

Tani Conte rrezikon të pezullohet nga 1 në 3 ndeshje për shkak të frazave të ashpra ndaj arbitrit, ndërsa moviola “kryqëzoi” Marescën, pasi fali dy herë mesfushorin Arslan nga kartoni i dytë i verdhë dhe i dha mundësi trajnerit të Udineses ta zëvendësojë që në pjesën e parë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency