FA Cup

Marine ndeshje historike me Tottenhamin, nuk mungojnë humori e surprizat (Foto)

Skuadra e ligës së tetë angleze, marine u përballe mbrëmjen e djeshme me Tottenhamin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32-ave të FA Cup dhe ashtu siç pritej, londinezët fituan me rezultatin e thellë 0-5, duke u kualifikuar për më tej.

Megjithatë ardhja e Spurs-ave në qytet kishte nxitur një reagim të jashtëzakonshëm të fansave të Marine, që nuk donin ta humbnin rastin për të ndjekur live këtë ndeshje, ndaj forcave të sigurisë iu desh të bëjnë shumë punë për të shpërndarë grumbullimet.

Gjithsesi nuk munguan disa fansa në rrethimin e fushës, ku binte në sy një djalë që kishte ardhur me shtatoren prej kartoni të Jurgen Klopp për të ngacmuar Jose Mourinhon, por edhe një zonjë, që kishte një mesazh humoristik për trajnerin portugez.

“Jose, jam beqare dhe gati për lidhje. A e ke numrin e Klopp”, shkruhej në mesazhin që kishte vendosur në anë të fushës një fanse, ndërsa në pamjet filmike u shfaqën edhe dy zonja që ndiqnin ndeshjen duke konsumuar nga një gotë shampanjë.

Në fund edhe klubi i Tottenhamit bëri një gjest për t’u vlerësuar, në mënyrë që kjo përballje të mbetet vërtetë historike për modestët e Marine. Në pamundësi për të ndërruar bluzat në fushë, për shkak të protokollit anti-Covid, londinezët kishin marrë me vete edhe një set të pastër uniformash, të cilat ua dhuruan kundërshtarëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency