Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Marku braktis Vllazninë, transferohet te Drenica

Kalimi i futbollistëve shqiptarë në IPKO Superligën e Kosovës është kthyer në një trend tashmë. Pas Ardian Cuculit dhe Ylli Shametit që u transfruan respektivisht te Drita dhe Gjilani, në Kosovë është transferuar zyrtarisht edhe ish-kapiteni i Vllaznisë Antonio Marku, i cili ka lënë përfundimisht shkodranët për të kaluar te Drenica. Ky i fundit u largua nga kuqeblutë menjëherë pasi te Vllaznia i kërkuan të kryente një provë disa ditore dhe nëse do të bindte trajnerin Mirsad Jonuz do të firmoste kontratën e re. Marku nuk e pranoi diçka të tillë pasi aftësitë e tij dihen dhe gjeti një skuadër të re për të vijuar karrierën. Pasi arriti akordin me drejtuesit e Drenicës për një kontratë 1-vjeçare, mbrojtësi 27-vjeçar u prezantua si blerja më e re e skuadrës nga Skënderaj.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...