Boks

Marku dominon, por zhgënjehet nga vendimi i arbitrave, vetëm barazim ndaj Stewart

Luftëtari shqiptar i Arteve Marciale të Përziera (MMA), Florian Marku u përball mbrëmjen e djeshme në një ndeshje boksi me anglezin Jamie Stewart, në prag të përballjes së madhe mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Marku ishte dukshëm dominues në ndeshje dhe madje në një moment e hodhi edhe në tokë kundërshtarin e tij, por për habinë e të gjithëve, juria vendosi që të japë vetëm një barazim mes të dyve, duke acaruar jo pak luftëtarin shqiptar.

Vetë Marku reagoi në një postim në Facebook, ku shprehu zhgënjimin për vendimin e arbitrave dhe theksoi me bindje se kishte merituar fitoren, ndërsa nuk ngurroi të falënderojë të gjithë fansat për mesazhet e shumta.

Mesazhi i Florian Markut në Facebook:
Të gjithë e patë sot çfarë padrejtësie më benë live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur, edhe komentatorët, edhe vetë stewart-ët. Me vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mia më të mira, por e meritoja fitoren.
E ula në tokë në raundin e dytë, nuk diskutohej fare barazimi. Kam kaluar shumë gjëra në jetë dhe kush më njeh, e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdekur, derisa t’ia arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe.

Të them të drejtën, s’e kam pritur. Jeta vazhdon, unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim, as s’ka me qenë, edhe pse gjyqtari e shkruajti ashtu. Por Zoti e di më së miri. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë.

Do pushoj 3-4 ditë dhe do përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe“, përfundon mesazhi i luftëtarit shqiptar.

Ndërkohë në rrjetet sociale është hedhur ideja e një revanshi të mundshëm të Markut ndaj anglezit Stewart, por nuk ka qenë i këtij mendimi menaxheri i shqiptarit, Sam Jones, i cili shkroi se të gjithë e panë kush fitoi në të vërtetë dhe nuk ka nevojë për një tjetër ndeshje.

“Jamie Stewart ka një histori të pabesueshme, ai është kthyer nga fundi: burgu dhe varësia ndaj drogës. Kështu, unë jam i lumtur për të dhe i uroj gjithë të mirat në atë që e pret.

Nuk do të ketë asnjë revansh mes Stewart dhe Markut sepse nuk ka absolutisht asnjë nevojë. Të gjithë e dinë se kush fitoi”, shkroi Jones.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency