Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Marku: Fitore e bukur, për titullin është ende herët

Herald Marku ishte pa dyshim ndër me të mirët e Vllaznisë në suksesin ndaj Tiranës. Realizoi dy gola ndaj bardhebluve, të parin me 11-metërsh, por sigurisht finalizimi nda distanca ishte për t’u mbajtur mend.

“Ishte një fitore shumë e bukur. Me lojën që po zhvillonim kisha besim te fitorja, por që do të vinte në këtë mënyrë ishte akoma më e veçantë. Goditja ishte instiktive, jam një lojtar që preferoj të rri aty dhe të tentoj portën.”

Titulli kampion: Për titullin është ende shumë herët. Sot duhet të festojmë, ndërsa nesër do të përgatitemi për Teutën. Unë e kam thënë edhe më parë, ne duhet t’i marrim ndeshjen një nga një.

Pozicioni i preferuar: “Unë kam bërë disa role, por sigurisht ndihem mirë në mesin e fushës, një pozicion që bëj më mirë. Kam bërë gjithmonë atë që ka pasur nevojë trajneri.”

Gabimi i portierit: “Golat e pësuar do të analizohen në stërvitje. Falënderoj të gjithë djemtë për luftën. Ne japim maksimumin në stërvitje dhe ky është shpërblimi.”

Vllazni e ndryshuar: “Kanë ndikuar lëvizjet në klub. Ata janë të gjithë bashkë dhe bëjnë një punë të madhe. Në stërvitje është punuar shumë taktikisht. Pas kësaj fitoreje, Xhaferi dhe Voltana Ademi na uruan dhe na premtuan një shpërblim. Ishte një shumë e madhe, por nuk mund ta themi.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...