Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Marku rrëfehet për BBC: Nuk e dija që kishte kaq shqiptarë në Angli, kam shitur vetë të gjithë biletat

Në prag të ndeshjes ndaj Chris Jenkins, mbrëmjen e sotme në “Virtu Motors Arena” të Newcastle, boksieri shqiptar Florian Marku ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes BBC, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë të gjatë.

Shqiptari 29-vjeçar ka rrëfyer rrugëtimin e tij, duke nisur nga kickbox-i e deri në boksin profesionist, teksa zbulon se ka humbur vetëm katër beteja gjithsej në karrierën e tij në të gjithë disiplinat.

“Kam lindur në Shqipëri dhe jam rritur në Greqi, teksa e kam nisur me kickbox-in, duke regjistruar rreth 100 ndeshje në karrierë. Kam punuar shumë vazhdimisht dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër beteja të humbura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi’, shprehet Marku.

Më tej boksieri 29-vjeçar zbulon se është bërë i njohur që kur ndeshjet në MMA (Artet Marciale të Përziera), teksa pranon se publiku shqiptar e mbështet fuqimisht në rrugëtimin e tij.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar.

Më pas Marku zbulon se të luftojë në ring ka qenë ëndrra e tij e bërë realitet, teksa komenton edhe kundërshtarin e mbrëmjes së sotme, të cilin e cilëson të duhurin për të vijuar rekordin e tij në boks.

“Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time. Kundërshtari i radhës nuk është më i forti me të cilin jam përballur, por ka shumë eksperiencë dhe besoj se është i duhuri për të vazhduar përpara me rekordet e mia”, deklaroi Marku.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...