Boks

Marku triumfon në Wembley, tifozët shqiptarë nxjerrin “blof” organizatorët

Florian Marku nuk di të zhgënjejë pritshmëritë dhe mbrëmjen e djeshme në stadiumin Wembley boksieri shqiptar ka marrë fitoren e radhës, e cila erdhi falë vendimit të jurisë.

Përballë Markut në ring ishte Jorick Luisetto nga Franca, teksa lushnjari përgjatë tetë raundeve të sfidës kërkoi ta rrëzonte kundërshtarin. Megjithatë, francezi rezistoi dhe në momente të caktuara kërkoi t’i bënte dëm Markut, i cili gjeti lëvizjet e duhura për të dalë nga vështirësia.

Në këtë formë, pas tetë raundeve dominim juria vendosi t’i japë fitoren Markut, ndërkohë që 29-vjeçari ka paralajmëruar se vitin tjetër do të zhvillojë një ndeshje në Air Albania para publikut të tij.

Gjithsesi, sa i takon mbështetjes, ajo Markut nuk i ka munguar edhe në arenat e Anglisë, madje mbrëmë në Wembley për shkak të pjesëmarrjes së lartë të tifozëve shqiptarë organizatorët u detyruan ta lënë ndeshjen e boksierit kuqezi të fundit në radhë, duke e  zëvendësuar me atë që konsiderohej si ndeshja kryesore e mbrëmjes.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency