Maroku dhe Tunisia janë dy përfaqësueset e fundit të Konfederatës Afrikane të Futbollit, që siguruan pjesëmarrjen në finalet e “Rusi 2018”, pas Egjiptit, Nigerisë dhe Senegalit. Në raundin e gjashtë dhe të fundit të ndeshjeve në grupe, Maroku, që drejtohet nga Hervé Renard befasoi 0-2 në transfertë Bregun e Flidishtë, duke zbritur pikërisht në vendin e dytë të Grupit C pikërisht “Elefantët” e Marc Wilmots. Në fakt, Marokut i mjaftonte edhe një pikë në këtë transfertë të vështirë për të siguruar kualifikimin, por miqtë u treguan mjaft cinikë, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë. Fillimisht realizoi Dirar në të 25-ën, ndërsa 5 minuta më vonë dyfishoi shifrat Mehdi Benatia. Sfida tjetër e këtij grupi mes Gabonit dhe Malit përfundoi 0-0.
Ndërkohë, në Grupin A, Tunizia barazoi 0-0 me Libinë në stadiumin olimpik të Rades, me tifozërinë vendase që e shndërroi në festë këtë ndeshje për zyrtarizimin e kualifikimit në Botëror. Tunizia i mbylli kualifikueset në vendin e parë me një pikë më shumë se Republika Demokratike Congos, që fitoi 3-1 me Guinenë.
Ja 26 skuadrat e kualifikuara deri tani, për të marrë pjesë në Botërorin “Rusi 2018”:
Rusia
Brazili
Irani
Japonia
Meksika
Belgjika
Koreja e Jugut
Arabia Saudite
Gjermania
Anglia
Spanja
Nigeria
Kosta Rika
Polonia
Egjipti
Islanda
Serbia
Portugalia
Franca
Uruguai
Kolumbia
Argjentina
Panamaja
Senegali
Maroku
Tunizia