Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta-Ausilio përshpejtojnë kthimin në Milano, Conte pret sulmuesin brenda fundjavës

Interi dha sinjale të mira në ndeshjen përballë Juventusit ditën e djeshme në Nanjing të Kinës, por reparti i sulmit vijon të mbetet problem për zikaltrit, që për momentin kanë lënë jashtë Icardin dhe nuk kanë ende në dispozicion Lautaro Martinezin, që ndodhet me pushime.

Trajneri i zikaltërve Antonio Conte, në një nga konferencat për shtyp të dhëna në tokën aziatike, nuk e fshehu zhgënjimin që nuk ka në dispozicion ende asnjë prej sulmuesve që ka kërkuar këtë verë, teksa fjalët e tij kanë vënë në lëvizje Marottën dhe Ausilion.

Këta të dy kanë përshpejtuar kthimin në Milano, pasi pritet të nisin sulmin final që të sjellin të paktën një sulmues në dispozicion të Contes, kur ky i fundit bashkë me skuadrën të jenë kthyer nga turneu aziatik, për të nisur fazën finale të përgatitjeve.

Fundjava për dyshen Marotta-Ausilio pritet të jetë e ngarkuar me bisedime, ku fillimisht do të provohet të mbyllet marrëveshja për transferimin e sulmuesit boshnjak të Romës, Edin Dzeko. Zikaltrit kanë ofruar 12 milionë euro, ndërsa Roma kërkon 18, por në fund palët mund të bien dakord për shifrën e 15 milionë eurove dhe Dzeko të transferohet në Milano.

Po brenda fundjavës, drejtuesit zikaltër do të duhet të bëjnë edhe një ofertë finale për Manchester United, për të marrë sulmuesin belg Romelu Lukaku, pasi anglezët kanë vënë ultimatum fundin e muajit, duke qenë se merkatoja në Premier League mbyllet më 8 gusht.

Aktualisht zikaltrit janë ndalur në një ofertë prej 65 milionë eurosh, nga 83 që kërkojnë “djajtë e kuq”, por gjasat janë që të kemi “tym të bardhë”, nëse Interi shton edhe 10 milionë euro në ofertë.

Më pas nëse do të dështojnë për të sjellë në Milano belgun, zikaltrit janë gati të nisin negociatat me Atalantën, për sulmuesin kolumbian Duvan Zapata, i cili ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me bergamaskët.

Atalanta do të hiqte dorë nga Zapata vetëm për një shifër më të lartë se 50 milionë euro, por marrëdhëniet e Interit me bergamaskët janë të shkëlqyera dhe në marrëveshje mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar i milanezëve, që nuk bën pjesë në planet e Contes.

Nuk duhet harruar as pista Leao, me sulmuesin portugez të Lille që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve këtë verë. Për 20-vjeçarin, francezët pretendojnë 35-40 milionë euro, por Leoa nuk duket se josh Antonio Conten, pasi nuk ka mbi shpinë eksperiencën për të udhëhequr sulmin e një skuadër që ka objektiva madhorë.

Gjithsesi në Itali janë të bindur se nga dita e hënë, Antonio Conte do të ketë në dispozicion njërin prej sulmuesve që ka kërkuar nga merkatoja, ndërsa në ditët e para të gushtit mund të vijë edhe emri tjetër, që do të kompletonte repartin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...