Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta “blindon” Inzaghin: Ka fituar respekt te Interi, qëndron gjatë me ne

Marotta "blindon" Inzaghin: Ka fituar respekt te Interi, qëndron gjatë me ne
Marotta "blindon" Inzaghin: Ka fituar respekt te Interi, qëndron gjatë me ne

Zërat se Simone Inzaghi kërkohet nga klube të Premier Leagues, i ka shuar shumë shpejt administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, i cili në prag të ndeshjes me Atalantën konfirmoi teknikun zikaltër në stol edhe për disa vite të tjera.

Marotta sqaroi se Inzaghi ka fituar besimin e të gjithë botës zikaltër falë punës së tij dhe se kontrata është një faktor plotësues, që do të negociohet në kohën e duhur.

“Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer dhe vetëm për meritë të tij, sot gëzon respektin e të gjithë botës së Interit. Padyshim që duam të vazhdojmë gjatë bashkëpunimin me të, pasi na bindin jo vetëm rezultatet, por edhe mënyra sesi ai punon. Kontrata skadon në 2025-ën, por ne do të negociojmë rinovimin në kohën e duhur, pasi tani jemi të përqendruar të pjesa më vendimtare e sezonit. Ne jemi të kënaqur me të dhe ai është i lumtur te Interi, ndaj kontrata është një faktor plotësues”, u shpreh Marotta.

Lexo edhe:

Administratori zikaltër konfirmoi gjithashtu se klubi po punon me qetësi edhe për rinovimet e kontratave me disa prej titullarëve, përfshi këtu edhe kapitenin Lautaro Martinez.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...