Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta: Gati të shfrytëzojmë mundësitë për t’u përforcuar në janar

Administratori i Interit, Giuseppse Marotta vijon të pyetet në lidhje me merkaton e dimrit dhe emrat e planifikuar për t’u afruar në klubin zikaltër, por këtë herë është munduar të jetë i qartë me përgjigjen e tij.

Ai u ka kujtuar gazetarëve se në muajin janar Interi pret që t’i ketë në dispozicion si Gagliardinin, ashtu edhe Sensin e Barellën, duke plotësuar numrat në mesfushë, ndërsa ka shtuar se merkatoja është e hapur vetëm për të përforcuar grupin.

“Janari është muaj merkatoje dhe ne jemi të hapur për të shfrytëzuar mundësitë, nëse do të kemi ndonjë të tillë. Megjithatë kushti është që të afrojmë lojtarë që mund të përmirësojnë këtë grup futbollistësh, që duhet thënë se po bën vërtetë shumë mirë deri tani”, deklaroi Marotta.

Mesfusha është reparti ku zikaltrit kanë më shumë nevojë për ndërhyrje, ndonëse nuk përjashtohet as ndonjë surprizë në sulm, në varësi të ecurisë së rikuperimit të sulmuesit kilen Alexis Sanchez.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...